Një terrorist
maqedonas është vënë së fundmi si përmendore në "Shkupi 2014".
Disa media maqedonase e kanë kritikuar VMRO-në për vendosjen e bustit të këtij "kasapi njerëzish".
Monumenti është i
Anton Qosetos, që ka kryer kasaphana të vërteta dhe që ka vrarë serbë, grek, turq dhe tradhëtarë të organizatës, raporton Tetova Sot.
Anton Lazov Janev (25. XII. 1854 -. 10. X. 1953) ka qenë një revolucionar
maqedonas.
I njohur si
Andon Qoseto ose
Andon velesiniani, nga viti 1896 ai ka luftuar me njësitin e Mihail A. Popeto, Jane Sandaski, Hristo Çernopeev dhe shumë të tjerë, e më tej ai ka formuar njësitin e tij.
Ky person me emrin
Andon besohet se gjatë gjithë jetës që e jetoi, gati 100-vjet, ka vrarë po kaq njerëz. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014,
ora 16:45