Në sherrin e deputetëve ishte dhe një "burrneshë"
Pëlqej
Sherrin e deputetëve shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë, e pa edhe një "burrneshë" që u mundua ti ndajë.

Ajo është deputetja e Partisë Socialdemokrate, Vlladanka Avirovic, që ka qenë e vetmja që dje në sallën “Boris Trajkovski” në Parlament është munduar ta qetësojë situatën mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së.

Aviroviq, siç tregojnë disa prej deputetëve të pranishëm në sallë, menjëherë pas shkëmbimit të parë të grushteve dhe fyerjeve mes dhjetëra deputetëve, bashkë me sigurimin janë ndalur para deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi me qëllim të ndalojnë të shkojë nga deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili.

Në këtë rrahje kanë ndërhyrë edhe kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet, Kërsto Mukoski. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori