Në pritje të Kongresit të 6-të të PDSH-së
Pëlqej
Partia Demokratike Shqiptare po i vazhdon aktivitetet e saj partiake për organizimin e Kongresit të partisë.

"Në emër të këshillit për organizimin e kongresit të 6-të të PDSH dëshiroj të informoj opinionin, se jemi duke punuar intensivisht në terren me strukturat e partisë dhe në përputhje me Statutin. Javën që lëmë pas janë rrumbullaksuar aktivitetet në këto degë të PDSH-së: Hasan Beg (Shkup), Studenican, Kumanovë, Tetovë, Zhelinë, Saraj, Bogovinë, Bërvenicë-Cellopek, Negotinë-Vrapcisht dhe Forumin e Gruas Shqiptare pranë PDSH-dega Strugë. Në të gjitha këto degë të partisë, në një frymë të relaksuar, me një angazhim maksimal e procedura demokratike, konform Statutit të partisë, u zgjodhën organet drejtuese nëpër nëndegët dhe degët përkatëse, si dhe u zgjodhën delegatët për kongresin e 6-të të Partisë Demokratike Shqiptare”, theksoi anëtari i këshillit organizues, Azem Sadiku.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë aktivitetet e parashikuara në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori