Demokrati nxjerr bllof Lulzim Bashën: Më ka falsifikuar firmën, jam me Sali Berishën!

Një tjetër demokrat ka nxjerrë bllof Lulzim Bashën dhe listën e tij për 18 dhjetorin ku kryedemokrati ka thirrur Kuvendin Kombëtar.

Sekretari i grupseksioni të PD-së në Kamzës, Albert Bana ka deklaruar se i është falsifikuar firma si delegat për Kuvendin Kombëtar të PD-së në 18 Dhjetor.

Në një deklaratë për mediat, Bana ka thënë se ka firmosur vetëm për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Më është lexuar emri nga Ina Zhupa. Unë kam firmosur vetëm për një Kuvend që është ai i 11 dhjetorit”, u shpreh Bana. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.12.2021 21:09