Në Poloni mbahet forum afarizmi i femrave sipërmarrëse Maqedoni-Poloni
Nga sot e deri të shtunën, në Varshavë të Polonisë do të mbahet forum afarizmi i femrave sipërmarrëse maqedono-polake.

Sipas AIM-së, qëllimi i forumit është arritja e lidhjeve më të afërta afariste, mundësitë për bashkëpunim ekonomik, si edhe promovimi i eksporti të Maqedonisë në Poloni.

Gjithashtu, synohet tërheqja e investuesve të mundshëm polak si edhe të shqyrtohen përvojat polake e shfrytëzimit të fondeve strukturore të BE-së, si edhe pjesëmarrja e përbashkët e kompanive të të dy vendeve në vende të treta.
Shtuar më 28/06/2017, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori