Në PDSH "ka shpërthyer lufta" mes mbështetësve të Thaçit dhe Selës
Pëlqej
Në Partinë Demokratike Shqiptare "është ndezur lufta" mes përkrahësve të Ziadin Selës dhe Menduh Thaçit.

Anëtarët e PDSH-së janë ndarë tashmë në "përkrahës të Thaçit dhe të Selës".

I fundit që e ka sqaruar pozicioninimin e tij ka qenë Sevdali Fejzuli.

Ai ka sqaruar se ka qenë dhe mbetet me PDSH-në e kryetarit legjitim, Menduh Thaçin.

"Keqpërdorimi i emrit tim edhe njëherë dëshmon se me gënjeshtra dhe me manipulime nuk mund të shkohet askund. Zhgënjimi i Ziadin Selës me tradhëtinë e tij është kaq i madh saqë ka nsiur të shpikë përkrahës", thotë Fejzuli në një komunikatë për mediat.

Ai ka shtuar se iniciativa si ajo e Ziadin Selës i shkaktojnë dëm jo vetëm PDSH-së, por të gjithë shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori