Në PDSH ka "entuziazëm" para Kongresit
Pëlqej
Kryetari i Këshillit për organizimin e Kongresit të PDSH-së dhe njekohesisht deputet i kesaj force politike, Orhan Ibrahimi ka thënë se po përgatit çdo lloj detaji dhe se në parti ka një entuziazëm lidhur me Kongresin që do të mbahet.

“Gjithandej ku shtrin veprimtarinë e vet Partia Demokratike Shqiptare vërehet një mobilizim dhe seriozitet nga të gjitha strukturat partiake. Gjatë këtij vikendi me një sukses të plotë u rrumbullaksuan aktivitetet partiake në disa vendbanime. Evidentimi i anëtarësisë, zgjedhja e kryetarëve të nëndegëve, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së degëve, si dhe propozime për delegatët e kongresit përfunduan me sukses në degët e Shuto Orizares, Krushevës, Manastirit, Resnjës dhe Ohrit”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, Partia Demokratike Shqiptare është një parti me frymë të re, e cila ka strukturë të fortë dhe mjafte destuktive. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori