Në mesnatë përfundon fushata, të shtunën votojnë të burgosurit dhe të sëmurët
Sonte në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për rrethin e parë dhe nis heshtja zgjedhore.

Një ditë para zgjedhjeve të caktuara për të dielën do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit, të paraburgosurit dhe personat e zhvendosur.

Institucionet kompetente për zbatim të zgjedhjeve i përfundojnë përgatitjet për të dielën.

Mbi 5000 vëzhgues vendorë dhe 373 të huaj do ta ndjekin procesin zgjedhor. Për dallim prej zgjedhjeve parlamentare tani ka më pak vëzhgues të akredituar dhe më pak akreditime për gazetarë të huaj.

Lista zgjedhore, listat e votimit, kutitë e votimit dhe vulat janë dorëzuar nga Komisioni Shtetëror I Zgjedhjeve tek komisionet komunale zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për ditën e diel.

Sipas afatit zgjedhor, komitetet komunale obligohen një ditë para zgjedhjeve ta dorëzojnë materialin zgjedhor tek bordet zgjedhore.

Zgjedhjet e së dielës janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Ato do të zbatohen në 3 480 vendvotime në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit. /albeu.com/



Shtuar më 13/10/2017, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori