Në mars pensionet do të rriten me 600 denarë
Pensionistët duke filluar që nga muaj Mars do të marrin 600 denarë më shumë në pensionet e tyre.

Fondi për rritjen e pensioneve ka një vlerë rreth një miliard e 800 milionë denarë, dhe është siguruar nga buxheti i shtetit.

Rritja e pensioneve me 600 denarë është diskutuar në takimin e djeshëm të ministrave për Financa dhe Punë e Politikë Sociale si dhe përfaqësuesve të Lidhjes së Shoqatës së Pensionistëve.

"Me këtë jemi vendi i vetëm, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë e cila arriti në një kohë të vështira kur ndjehen pasojat e krizës, jo vetëm t'i mbrojmë pensionistët, të mos rritet kufiri i pleqërisë dhe rregullisht të jepen pensionet, por edhe kryejmë rritje të pensioneve", theksoi në konferencën për shtyp zëvendëskryeministri dhe ministëri i Financave Zoran Stavreski.

Ndëra Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, theksoi se me rritjen e pensionevemars të këtij viti pensioni mesatar do të rritet me 62 për qind në krahasim me vitin 2006 pasi pensioni mesatar ka arritur 7.683 denarë.

"Pensioni më i ulët në vitin 2006 arrinte 4.330 denarë, ndërsa me pagesën e pensionevemars do të arrijë 7.260 denarë që është rritje për 76 për qind, derisa pensioni më i lartë në vitin 2006 arrinte 27.606 denarë ndërsa tani arrin 36.007 denarë, që do të thotë rritje prej 30,43 për qind", theksoi Ministri Spasov. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 18:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori