Lajm i mirë: Trajneri i njohur shërohet nga koronavirusi

Jorge Jesus është shëruar nga koronavirusi.

Trajneri portugez kishte dalë pozitiv në koronavirus në analizat e bëra ditë më parë.

Por, është tani skuadra e Flamengos që me anë të një komunikate, ka bërë të ditur se 65 vjeçari është shëruar nga koronavirusi.

“Flamengo informon publikun se testimi i ri në trajnerin Jorge Jesus ka treguar një rezultat negativ të pranisë së virusit Covid-19. Ne i falënderojmë të gjithë për mbështetjen e trajnerit”, thuhet në komunikatë.

Jesus ka qenë në mesin e pjesëtarëve të botës së futbollit që është prekur nga koronavirusi, por është i pari që tani është shëruar nga ai.


Shtuar 19.03.2020 16:59