Në Maqedoni mungojnë kinematë në shqip
Thuajse asnjera nga kinematë që funksionojnë në vend nuk shfaqin filma me titra shqip. Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Muzafer Bislimi është shprehur se kjo ministri ka filluar një projekt ku përfshihet që qytetet shqiptare të kenë kinema me titra në gjuhën shqipe.

Projekti sipas tij, do të kalojë në disa faza dhe me shumë mundësi do të zgjasë deri në 2015, shkruan Zhurnal Plus.

“Kemi një projekt i cili është duke u zhvilluar në disa faza. Faza e parë ka filluar në vitin e kaluar dhe do të zgjas deri në vitin 2015. Ky projekt parasheh që sallat e shtëpive të kulturës të cilët janë në kuadër të Ministrisë së Kulturës t’i pajisim me projektor digjital dhe me këtë të adaptohen në kinema.

Prej qendrave të kulturës shqiptare këtë vit ka qenë në plan të ndërtohet Shtëpia e Kulturës në Dibër dhe atje salla vetëm se është lëshuar në përdorim. Mendoj se vitin e ardhshëm do të jetë në plan qyteti i Tetovës dhe Gostivarit ”, deklaroi Sekretari Shtetëror, Muzafer Bislimi. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori