Zjarri mësyn banesën në Mbroje të Korçës, si është situata atje

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mbroje të Korçës gjatë pasdites së sotme.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë nën kontroll flakët.

Sipas informacioneve paraprake, momentalisht nuk ka dëmë në njerëz, por ka vetëm dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 21:27