Dhunonte prej 17 vitesh bashkëshorten, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Itali

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për dhunë ndaj bashkëshortes. Ka qenë 46-vjeçarja e cil ka gjetur guximin pas 17 vitesh që të dnoncojë bashkëshortin për dhunë dhe keqtrajtime.

Ajo ka rrëfyer para policisë se dhunohej dhe keqtrajtohej nga burri prej 17 vitesh.

Referuar mediave italiane, 46-vjeçarja, gjithashtu shqiptare, ka rrëfyer para oficerëve në Calderara di Reno, se bashkëshorti i saj e dhunonte verbalisht, fizikisht, madje kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Sipas gruas, marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar pas ardhjes në jetë të djalit, në vitin 2006, kohë në të cilin i shoqi ishte i papunë dhe konsumonte alkool.

Ajo ka treguar se në vitin 2018 ai e ka plagosur me thikë në dorë, por deri tani nuk kishte gjetur guximin për ta denoncuar.

Tashmë gruaja është larguar nga banesa ku jetonte me të shoqin, duke marrë edhe djalin, ndërsa 50-vjeçari është lënë në arrest shtëpie.


Shtuar 20.05.2023 17:31