Hemimi në Krujë, Rushaj kërkon ndryshimin e rendit të ditës, Balla: Diskutimet në Kuvend nuk janë debate kafenesh

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Alfred Rushaj ka kërkuar ndyshimin e rendit të ditës sot në Kuved. Rushaj ka propozuar të diskutohet për çështjen e helmimit masive në Krujë nga uji i pijshëm.

Kjo është kundërshtuar nga Partia Socialiste. Taulant Balla është shprehur se për çështjen e helmimit masiv në Krujë po merren organet kompentente. Më tej ai u shpreh se nuk duhet politizuar problemi në Krujë dhe se në Kuvend çështjet që diskutohen nuk janë debate kafenesh.

Pjesë nga debati:

Rushaj: Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri për helimimin e qytetarëve. Kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjentë të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në bashkinë e Krujës. Kuvendi e ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtimet masive të shëndetit të qytetarëve në këtë bashki

Balla: Dua t’u uroj shërim të shpejtë. Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm prokuroria po bën hetimet. Nuk e di që kuvendi ka atribute të bëjë qoftë e hetime penale qoftë të karakterit mjekësor. Këto duhet t’i bëjnë autoritet shëndetësore. Javën e ardhshme Ministrja e Shëndetësisë dhe Ministra e Brendshme të diskutohet. Hyn si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Është një çështje që nuk mund të hyjë në rend të dite pasi nuk ka një kërkesë për interpelancë për këtë çështje. Çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Nuk duhet politizuar ajo çështje.

Propozimi i Rushajt u hodh në votim dhe shumica e deputetëve ishin kundër ndryshimit të rendit të ditës./albeu.com

 


Shtuar 28.10.2021 10:22