Në kufirin me Kosovën ka grupe të armatosura
Të përditshmet maqedonase raportojnë se përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë ka grupearmatosura. Në titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja “Fokus” shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë ka grupearmatosura të cilat sipas saj dihen nga policia maqedonase ndërsa në lidhje me këtë çështje kanë dijeni edhe instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton shkrimin portali Shqipmedia.


“Fokus” ka kontaktuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë e veriut të Mitrovicës. Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2012, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori