Turqia dhe Serbia me “marrëdhënie të shkëlqyera”, Daçiç do të takohet me Erdoganin

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka shkuar për vizitë zyrtare në Turqi.

Daçiç do të takohet me krerët më të lartë të shtetit turk.

Fillimisht, Daçiç pritet të takohet me kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu, ndërsa është planifikuar edhe një takim në Kuvendin e Turqisë me kryeparlamentwrin turk, Mustafa Sentop.

Vizita e Daçiqçt, siç shkruajnë mediat serbe, do të mbyllet me një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia dhe Serbia vlerësojnë marrëdhëniet e tyre.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas një takimi të fundit me Erdoganin, ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve “janë të shkëlqyera”.