Primaret në PD/ Sekretari për Diasporën prezanton kanditurën për Bashkinë e Vlorës pas dorëheqjen së Subashit (FOTO LAJM)

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha ka prezantuar ditëne sotme kandidaturën në primare për Bashkinë e Vlorës.

Kujtojmë se kandidimi i tij vjen pas dorëheqjen së Agim Subashit.

Në prezantimi ne tij Hoxha tha se rëndësia e këtyre zgjedhjeve përligj impenjimin në terren të drejtuesve më të lartë të PD.

DEKLARATA E PLOTË

Me përgjegjshmëri të lartë dhe duke vlerësuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale si një proces kyç, madhor dhe i patjetërsueshëm për kthimin e besimit të shqiptarëve tek vota e lirë, unë Indrit Fatmir Hoxha, si Sekretar për Diasporën paraqes kandidaturën time për Bashkinë e Vorës.

Këtë akt e kryej në vazhdën e figurave të rëndësishme politike të Partisë Demokratike që zgjodhën të përballen në bashkitë më të vështira duke hequr dorë nga mandatet, apo duke i dhënë peshën e duhur politike garës.

Unë besoj se rëndësia e këtyre zgjedhjeve përligj një impenjim në terren të drejtuesve më të lartë të PD. Unë jam veçse një kontribuues modest në këtë drejtim, por kam energjinë dhe motivimin për ta fituar këtë garë.

Bashkia e Vorës, një bashki tradicionalisht e djathtë sot është e uzurpuar padrejtësisht  nga socialistët të cilët po i privojnë elektoratit të saj real  dhe qytetarëve shërbimet, vendimmarrjern një  qeverisje vendore të denjë.

Vora është një zonë jo vetëm me tradita por me rëndësi të madhe ekonomike dhe strategjike në aksin Tiranë-Durrës. Ndaj, duke shpallur kandidaturën time për primaret e kësaj bashkie, unë afirmoj rëndësinë që i kushton Partia Demokratike çdo bashkie, çdo njësie të qeverisjes vendore në këto zgjedhje.

Duke kërkuar votën e anëtareve dhe simpatizantëve në këtë zonë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka.

Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje!

Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të  jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë.

Ky kandidim është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë .

Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.