Ndërmarrja komunale publike "Komunalec" në Kërçovë po zhvillon aksion për pastrim të
shtratit të
lumit të
qytetit, më shumë se gjysma e
shtratit të
lumit është pastruar dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet që ky intervenim tërësisht të përfundojë.
"Për një javë jo të plotë ekipe nga ndërmarrja komunale janë të inkuadruar në pastrimin e
shtratit të
lumit Sushica. Pastrimi po realizohet në gjithë
gjatësinë e tij dhe gjatë ditëve të ardhshme presim që tërësisht të përfundojë ky intervenim, i dyti gjatë këtij viti, pasi edhe gjatë pranverës njëherë tanimë është pastruar shtrati i
lumit të
qytetit", deklaroi Zenel Jonuzi, drejtor i "Komunalec"-it. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2017,
ora 16:07