“Në Kepler-452b jetojnë ilirët, ndaj ky planet na takon neve”!
Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti, duke parodizuar me nivelin e historianëve shqiptarë dhe interpretimet që janë të prirë të japin ata pa asnjë mbështetje shkencore, thotë se “Toka e Re” apo Kepler-452b - i zbuluar rishtas nga NASA e që besohet se është planet ku mund të jetohet - “është tokë shqiptare”. Postimin e tij ironizues mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Në Kepler-452b jetojnë ilirët"

Nëse në këtë planetin e ri (Kepler-452b) ka apo ka pasë jetë, siç pohon NASA, atëherë ata patjetër duhet të kenë prejardhje pellazgo-ilire. Krejt si na duhet t'jenë edhe ata. Prandaj, ky planet na takon neve. Por, për me i dalë zot, juridikisht dhe politikisht kësaj toke të re, duhet që sipas rregullave ndërkombëtare dhe ius ocupatio me shku atje dhe me vendosë flamurin tonë me shqiponjë dykrenëshe. Jo vetëm për shkak se na duhen toka të reja, por edhe për shkak se ata presin ndihmën tonë. Plus, ka ardhë momenti ta vërtetojmë lashtësinë tonë para botës.

A mundet kush (naj bir shqiptari) me ba këtë punë?”, ka shkruar Dauti. /Telegrafi/
Shtuar më 26/07/2015, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori