"Ne kemi vlera të përgjegjësisë dhe frymë euro-atlantike"
Bashkimi Demokratik për Integrim mbasdite në Shkup nën slloganin “Për Komunën që duam” promovoi kandidatët e saj për kryetar komunash në zgjedhjet lokale në Maqedoni.

”Për këtë borxh dhe në këtë rrugë të vështirë mund të gabojmë, sepse kush punon mundet edhe të gabojë. Në qëllimin tonë, në destinacionin tonë askush nuk guxon të zmbrapset, për këtë ne vazhdojmë me të njejtën frymë së bashku për ne. Në vazhdim ju paraqes vlerat e BDI-së. Vlerat e tolerancës, solidarizimit, pajtimit, marrëveshjes, të përgjegjësisë, në vendime të guximshme dhe në frymën Euro-Amerikane,” theksoi Ali Ahmeti ne Konventë. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2017, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori