Në Karpallak, aksioni i bujshëm i UÇK-së që tronditi Maqedoninë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në një reagim tipik shovinist, profesoresha e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, është tallur me tragjedinë e djeshme në Maqedoni, e që deri tani u regjistruan 14 viktima, shkruan Albeu.com.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ironizon me vendin ku ndodhi aksidenti i mbrëmshëm, i cili përkon me një ngjarje që tronditi jo pak sllavo maqedonës në gusht të vitit 2001.

Në profilin e saj në Facebook, Vankovska shkruan: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”.

Ccfarë ka ndodhur?

Pikërisht në zonën ku ndodhi aksidenti i mbrëmshëm, ku mbetën të vdekur 14 pasagjerë, në gusht të vitit 2001, formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë sulmuan autokolonën e ushtrisë së Maqedonisë duke vrarë dhjetë pjestarë të kësaj ushtrie, shkruan Albeu.com.

Ngjarja tronditi jo pak opinionin publik në Maqedoni në atë kohë duke u detyruar më pas që të ulen në tavolinë me shqiptarët për të plotësuar kërkesat jetike të këtyre të fundit.

Nga kjo pritë e UÇK-së mbeten të vrarë: Nane Naumovski (48), kapiten rezerv, Sasho Kitanovski (40), toger rezerv, Goran Minovski (29) ushtar i paguar, Erdogan Shabanovski (21), ushtar i paguar, Lube Grujoski (32) ushtar i paguar, Branko Sekulloski (43), ushtar i paguar, Darko Veljanoski (27) ushtar i paguar, Pece Sekullovski (31) ushtar i paguar, Vebi Rashitovski (26) ushtar i paguar dhe Mirko Despotovski (27) ushtar i paguar, të gjithë nga Prilepi dhe rajoni i Prilepit.

Ndërkohë, më parë ARM kishte kryer mjaft masakra ndaj shqiptarëve duke vrarë gra, pleq e fëmijë të pambrojtur në zonat e konfliktit. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori