Në hedhjen e raketave iraniane kanë marrë pjesë dhe maqedonas
bazat në “Ain Al Asad” dhe “Erbil” aktualisht gjenden më shumë se dhjetëra qytetarë të Maqedonisë që punojnë për kompaninë amerikane “KBR”, e cila ofron mbështetje logjistike civile për ushtrinë amerikane, informon “Telma”.

Asnjë nga qytetarët nuk është lënduar pas sulmit iranian në këto dy baza amerikane.

Disa orë para sulmit, për shkak të një alarmi të lartë, personeli bazë u transferua në bunkerë që shërbejnë si mbulesa përpara sulmeve të mundshme ajrore ose raketash, shkruan Telegraf.

Shumica e të punësuarve në të dy bazat janë nga Kumanova. Disa prej tyre po përgatiten të kthehen në shtëpi qoftë me pushime ose për shkak të ndërprerjes së punës me firmën “KBR”.


Shtuar më 09/01/2020, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori