Në biznes të rritet përgjegjësia
Biznesi nuk mund të shihet vetëm përmes prizmit të parave, por edhe nga këndvështrimi i përgjegjësisë: të jetë për të mirën shoqërore, e jo vetëm të mendohet për përfitimet materiale. Kështu ka thënë Ministri i Ekonomisë Valon Krasniqi gjatë takimit të përbashkët të Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe të organizatave partnere.

“Kur bëhet fjalë për programe me përgjegjësi shoqërore, qëllimi ynë është krijimi i partneriteteve të qëndrueshme. Me këtë rast dëshiroj të ju përkujtoj në fjalët e burrështetasit të madh Vinston Çerçil, i cili shumë herë ka ditur të thotë se ‘Përgjegjësia është vlera e të mëdhenjve’. Duhet të pranojmë se ky është sqarim më i arsyeshëm kur bëhet fjalë për përvojat me përgjegjësi shoqërore. Edhe sikur të kishte menduar në madhësinë e njerëzve, nëse marrim parasysh se kompanitë janë në esencë grupe të njerëzve, ata përmes hulumtimit të tyre për vepra të mëdha, marrin pjesë në krijimin e kompanive të mëdha”, ka deklaruar Saraçini, gjatë paraqitjes së tij. /albue.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori