Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendor që pas mesnate të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës. Çmimet e benzinave shtrenjtohen për gjysmë denari, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra I lehtë për amvisëri për një denarë.

Sipas vendimit të ri, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 68 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet 69.50 denarë për litër, ndërsa një litër dizel do të kushtoj 60 denarë.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtoji 48.50 denarë.
Në përputhshmëri me vendimin shtrenjtohet edhe çmimi i mazutit, dhe tani një kilogram mazut do të kushtoj 28.72 denarë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori