HARTA/ Parashikimi i motit për datën 5 qershor 2022

Gjatë kësaj fundjave në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të nxehta. Këto do të sjellin në pjesën perëndimore të vendit orë të gjata me diell.

Këto në orët me temperatura më të larta do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata me rrufe të izoluara.

Ditën e diel reshjet do të izolohen në verilindje.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi i forcës 3 ballë.

Ju urojmë një fundjavë të bukur!/SHMU