Ndryshimet në Ligjin për armë kalojnë në lexim të parë në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri
Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për armë, i cili është me flamur evropian, sot kaloi në lexim të parë në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri.

Me këtë propozim-ligj sipas ministrit të PunëveBrendshme, Oliver Spasovski, tha se rregullohen kushtet për blerjen, posedimin, sjelljen, ruajtjen, prodhimin, rregullimin dhe transportin e armëve dhe municionit.

Ky propozim-ligj nuk do të ndryshojë rregullat për Ministrinë e Mbrojtjes, Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së PunëveBrendshme, organeve tjera shtetërore dhe personave tjerë të licencuar.

Spasovski më herët kishte thënë se këto ndryshime bëhen me qëllim që të përmirësohet korniza e sjelljes së qytetarëve me armët. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2018, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori