Ndryshimet Kushtetuese publikohen në Fletoren Zyrtare por jo ligji për shqipen
Ndryshimet kushtetuese që u miratuan më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë, janë publikuar më 12 janar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Përndryshe, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë u miratuan ndryshimet kushtetuese me të cilin parashihet edhe ndryshimi i emrit të shtetit, nga Maqedonia në “Maqedonia e Veriut”. Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Megjithëse u tha se pas ndryshimeve kushtetuese, në Gazetën Zyrtare do të publikohen edhe Marrëveshja e ratifikuar me Greqinë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve, të njëjtat nuk janë publikuar.

Ligji i gjuhëve do të hyjë në fuqi pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese që priten të ndodhin më 15 janar të 2019-s, deklaroi më 25 dhjetor, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Seanca është caktuar për më 9 janar, dhe shpresoj se në bazë të dinamikës që ajo të mbarojë shpejtë. Supozimet janë që deri më 15 janar të përmbyllet. Maksimalisht mund të zgjatë 12 ditë, sipas rregullave. Por nuk besoj se do harxhohet afati maksimal i afatit. Kështu të dy ligjet do të shkojnë bashkërisht në Gazetën Zyrtare”, tha Xhaferi.

Shtuar më 14/01/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori