Ndryshimet klimatike, Maqedonia e teta për nga rrezikshmëria
Maqedonia renditet në vendin e tetë të tabelës me vendet më të rrezikuara në botë nga ndryshimet klimatike për vitin 2016, të cilën sot e ka publikuar organizata gjermane “Xhermanvoç“.

Në analizën paraprake nga viti 2015, vendi është gjetur në vendin e 18.

Indeksi global klimatik 2018, analizon deri në cilën shkallë vendet janë të gatshme nga pasojat e fatkeqësive natyrore (stuhi, vërshime, vala të nxehti etj.).

Përgjithësisht, shkalla e rrezikshmërisë është shumë më i lartë te vendet më pak të zhvilluara në lidhje me shtetet e zhvilluara industriale, njofton Portalb.mk.

“Xhermanvoç“, njofton se indeksi është paralajmërim për atë që në të ardhmen mundet që të ndodh si pasojë nga fatkeqësitë ekstreme klimatike dhe ndryshimet klimatike. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2017, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori