Ndryshime të mëdha në MPB-në e Maqedonisë, ja emrat e rinj
Mbrëmë u nënshkrua edhe marrëveshja e fundit që do të nxjerrë shtetin nga kriza politike, e cila e çoi vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 11 dhjetor.

Sipas marrëveshjes pritet të bëhen ndryshime edhe në MPB-në e Maqedonisë.

Ministri aktual i MPB-së Mitko Çavkov ka dhënë dorëheqje.

Kryeministri i Maqedonisë Dimitriev deri te Kuvendi i Maqedonisë ka nisur propozimin për ministrin e ri që duhet të jetë profesori Oliver Andonov, propozim nga LSDM.

Gjithashtu kryeministri Dimitriev, për të respektuar marrëveshjen e re, ka shkarkuar zyrtarët Gorançe Savevski dhe Lupço Andonovski të cilët duhet të zavëndesohen nga Vladimir Atanasovski.

Pritet që Kuvendi i Maqedonisë sot të mbajë mbledhje urgjente ku duhet të votohen këto ndryshime, transmeton "Telegrafi". /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori