Rrëfimet e Gareth Bale

Gareth Bale (32 vjeç) ka përfunduar rrugëtimin e tij te Real Madridi.

Sigurisht, ai përballet me një situatë të pasigurt për këtë merkato verore.

“Unë nuk shqetësohem shumë. Ideali është të luaj për të arritur në top formë, por gjithashtu ndjej se nuk do të humbas kurrë cilësinë time me topin. E vetmja gjë që di është se jam me pushime. Nuk kam pasur kohë dhe as të mendoj për këtë”, ka thënë ai për As.

Gjithashtu, anësori shtoi se “me të vërtetë nuk mund të them. Më duhet kohë të mendoj se cila është lëvizja më e mirë për mua, familjen, fëmijët e mi etj. Dhe shpresoj që ta rregullojmë gjatë verës. Ky vendim do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm. Më duhet të sigurohem që jam duke luajtur dhe sa më në formë. /albeu.com/

 


Shtuar 13.06.2022 19:03