Mbrëmë ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur
shqiptar nga Kumanova, Sefedin
Nuredini.
Ceremonia e lamtumirës do të mbahet sot në
Teatrin e Komedisë në
orën 12.00, ndërkohë që varrimi do të bëhet në Varrezat e Butelit,
Shkup në
orën 14.00.
Nuredini është diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në
Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bën nga mesi i viteve 70 në
Teatrin Shqiptar të Shkupit.
Ai ka punuar deri në fund të jetës në këtë teatër, i cili më parë quhej si Teatri i Kombësive. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2017,
ora 11:10