Ndërpritet sërish takimi koordinues në Kuvendin e Maqedonisë
Është ndërprerë sërish takimi koordinues për Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve për shkak të konsultmeve shtesë.

Deri më tani ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për kryetarin e Komisionit, por është konfirmuar vetëm numri i anëtarëve me të cilët grupet parlamentare do të përfaqësohen në të.
Ndërkohë, pritet që takimi të vazhdojë sërish në orën 13.

Në pajtim me marrëveshjen, VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve zgjidhet në seancë konstituive të Parlamentit me propozim të së paku 10 deputetëve, ndërsa përbërja e tij duhet të sigurojë përfaqësim adekuat të deputetëve nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.

Ky Komision ose të paktën 20 deputetë mund të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, ndërsa propozues mund të jetë edhe ndonjë deputet. Komisioni përbëhet prej 12 anëtarëve dhe kryetarit. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2017, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori