Ndërpritet seanca ndaj Gruevskit, 2 000 euro gjobë Fetait dhe Janevës
Gjykatësja Tatjana Mihajlova ka ndërprerë seancën gjyqësore ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe 15 të akuzuarve tjerë për kryerjen e dhunës në Komunën Qendër, ndërsa shqiptoi gjobën me nga 2.000 euro ndaj prokuroreve të PSP-së, Katica Janevës dhe Fatime Fetait për shkak të mos respektimit elementar të gjykatës.

"Nuk kam ardhur gjykatëse të ju shoh se sa e bukur jeni. Ju në procesverbalin e seancës së kaluar keni bërë një falsifikim intelektual.

E kërkuam incizimin audiovizuel që të ngrinim procedurë penale kundër jush, pasi që ju në procesverbalin e datës 16.12.2016 në mënyrë të rrejshme keni përmendur se opinioni është përjashtuar nga gjykata vetëm në pjesën ku dëgjohen incizimet nga bisedat e përgjuara, ndërsa në fakt gazetarët janë përjashtuar dhe kur unë si prokuror i PSP-së kam deklaruar për argumentet e mia për përdorimin e bombave si dëshmi.

Do t'i thërras gazetarët si dëshmitar në procedurën penale që do të ngritet kundër jush", ka thënë Janeva.

"Ju nuk dini të shkruani procesverbal. Duhet që të turpëroheni që e mbani titullin gjykatëse dhe ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1", ka ndërhyrë Janeva, për të cilën u dënua me 1.000 euro gjobë.

"Këto janë para nga buxheti i jonë i përbashkët shtetëror, gjykatëse", deklaroi Fetai.

Pas kësaj, Mihajlova e ndërpreu gjykimin, deklaroi se nuk ka kushte për mbajtjen e procesit dhe shënoi në procesverbal që të futet në tërë materialin nga seanca e sotme me të gjitha shënimet të dërgohen në Këshillin e prokurorëve publik, që sipas saj, është kompetent mbi PSP-në.

Ndaj kësaj Fetai deklaroi se "këshilli nuk është kompetent mbi PSP-në, ju vetëm vazhdoni ta shkelni ligjin", transmeton "Tetova1". /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori