Ndërkombëtarët nuk e lejojnë Ahmetin të shkojë me Gruevskin, çfarë do të ndodh me Maqedoninë?
Presioni i fuqishëm i bashkësisë ndërkombëtare ka penguar dëshirën e Ali Ahmetit dhe disa bashkëpunetorëve të tij që të bëjnë
koalicion me VMRO DPMNE-në, njoftojnë burime
partiake për mediumet maqedonase, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas këtyre burimeve, ndërkombëtarët ia kanë kujtuar edhe njëherë Ahmetit se VMRO dhe BDI janë humbesit më të mëdhenj të 11 dhjetorit, prandaj vendimi eventual për të bë një
koalicion kundër vullnetit të popullit, mund të destabilizojë Maqedoninë.
Diplomatët perëndimorë kanë kerkuar nga
Ahmeti që të përkrah një qeveri të LSDM-së me opozitën shqiptare, mirëpo sipas burimeve
partiake,
Ahmeti është përgjigjur se nuk mund të ja kthejë në këtë moment shpinën partnerit të tij strategjik, Nikolla Gruevski. Mirëpo pas presionit të madh të ndërkombëtarëve,
Ahmeti thënë se nuk do të bëjë
koalicion as me VMRO DPMNE-në, e as me LSDM-në dhe Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2017,
ora 21:36