Ndrecaj përgënjeshtron veten: Nuk ishte Shenasi Memeti njeriu që takoi grupin (VIDEO)
Hamdi Ndrecaj, ose i njohur ndryshe si Komandant Panteri, ka riformuluar deklaratën e tij, në të cilën përmendej emri i një të punësuari shqiptar të Agjencisë së Zbulimit të Maqedonisë, si personi që ka takuar atë dhe grupin e armatosur.

Në një postim të tijin në Facebook, Ndrecaj sqaron se personi me të cilin është takuarnuk është Shenasi Mehmeti.

Ndrecaj shkruan se këtë e kishte kuptuar në një tjetër takim zhvilluar dje, në prani edhe të tre personave të tjerë, ku po ky person me të cilën është takuar herën e parë, ka pranuar se nuk është Shenasi Mehmeti.

"Mbetem prapa gjithë asaj që e kam thënë në emisionin e Milaim Zekës ‘Pa rrotlla’, por demantoj një aneks të deklaratës sime dhe kërkoj falje publikisht para djemve të grupit të Kumanovës, ku kam përmendur emrin e protagonistit kryesor për tradhti Shenjasi Mehmeti, me të cilin sipas deklaratës sime unë jam takuar më së paku një herë bashkë me zotin Krasniqi. Por personi që unë e kam takuar sot rreth orës 12, me tre persona të tjerë, kërkoi që të takoheshim dhe u takuam dhe ai nuk ishte Shenjasi Memeti, por ishte krejt dikush tjetër", shkruan Ndrecaj në postimin e tij.

Ndrecaj kërkon falje që përfshiu Shenasi Mehmetin në diskutimet publike për ngjarjet e Kumanovës dhe shfajësohet se deklaroi vetëm atë që atij i ishte thënë nga dikush tjetër, siç thotë ai, me qëllim shumë të keq.

Ai ua lë autoriteteve kompetente sqarimin e plotë të çështjes, të cilën e vlerëson si tejet të ndërlikuar dhe kërkon lirimin e të burgosurve.

Në videon e mësipërme mund të dëgjoni deklaratën e parë të Ndrecajt. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2015, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori