Ndotja në Maqedoni kap shifra alarmante
Ndotja mesatare vjetore e ajritMaqedoni, me grimca PM10, në dhjetë viteve të fundit është dy deri në katër dhe një herë e gjysmë më e lartë se limitet e përcaktuara me Direktivën e BE-së për cilësinë e ajrit, të cilat nga 1 janari 2015 është i detyrueshëm për të gjitha shtetet-anëtare.

BE tashmë ka filluar procedurë kundër disa anëtarëve të cilat i tejkalojnë vlerat kufitare.

Bullgaria, e përballur me sanksionet, posa ka paraparë sanksione për kryetarët e komunave, të cilët nuk marrin masa për ndotjen e ajrit, por edhe për familjet do të ndotin ajrin me material të papërshtatshme për ngrohje. Sipas ndryshimeve në Ligjin bullgare për pastërtinë e ajrit atmosferik, kryetarët e komunave kanë afat prej viti për të ulur ndotjen në komunën e tyre, përndryshe do të përballen me gjobë prej 2,500 deri në 5,000 euro.

Maqedonia nuk i nënshtrohet sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

Përveç që ajri është i ndotur, ndotjaMaqedoni, gjatë vitit zgjatë shumë më tepër se numri maksimal i ditëve të lejuara, tregojnë të dhënat e Ministrisë së mjedisit jetësor.

Që nga viti 2005, kur është vendosur rrjeti për monitorim të cilësisë së ajrit, përndryshe donacion, vlera kufitare e ndotjes është tejkaluar edhe deri në 280 ditë – tetë herë më shumë se 35 ditët e lejuara.

Në anën tjetër, vlera mesatare vjetore e grimcave të matura PM10, ka qenë deri në 173 mikrogram për metër kub, 4.5 herë më shumë se vlera kufitare prej 40 mikrogram për metër kub.

Megjithatë, të dhënat nuk janë të plota, sepse disa nga stacionet matëse nuk i matin vazhdimisht të gjitha parametrat.
Shtuar më 27/10/2018, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori