Ndotja e ajrit në Maqedoni, mbi pesëfishin mbi nivelin e lejuar
Është rikthyer ndotja e ajrit. Shkupi, Tetova dhe Kumanova në 24 orët e fundit kanë qenë qytetet me ajrin më të ndotur edhe atë pesë fish mbi nivelin e lejuar.

Ndërsa sot stacionet matëse të ajrit, tregojnë rezultate shqetësuese të ndotjes së ajrit në Kërçovë, Karposh dhe Qendër.

Ambientalistët thonë se ndotja e ajrit i ka gjetur autoritetet të papërgatitura, ndërsa OJQ-të kritikojnë institucionet kompetente se nuk kanë punuar mjaftueshëm për përmirësimin e gjendjes.

Ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku tha se nesër do të publikohen masat kundër ndotjes së ajrit.

“Ne si ministri dhe Qeveri kemi krijuar grupin punues ku do të dalim me masa ku do të kemi një takim me kryetarët e komunave të Shkupit dhe kryetarit të Shkupit dhe do t’i shpalosim, të gjitha masat nesër.

Këto masa janë të kushtueshme për shtetin por ka disponim nga ana e Qeverisë së Maqedonisë dhe ministrisë së Ambientit Jetësor për mbrojtjen nga ajri i ndotur dhe masat se si të merren, të cilat masa janë të kushtueshme dhe duhet të parashihen në buxhetin e shtetit për të marr hapat se si duhet ta zvogëlojmë ndotjen e ajrit”, tha Sadulla Duraku, njofton Alsat M.

Bashkia e Shkupit ndërkohë ka rekomanduar që qytetarët sa më pak të përdorin automjetet, të ndalohet djegia e mbeturinave ndërsa paralajmëruan edhe kontrolle të rrepta të inspektoratit për ekologji. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2017, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori