Së fundmi, edhe në qytetin e Gostivarit do të dihet se sa është niveli i ndotjes së
ajrit, apo siç e njohim si prania e
grimcave PM10 në ajër.
Stacioni matës i vendosur para pak kohësh ka filluar që të jep të dhënat e para, të cilat duket se nuk janë edhe aq të kënaqshme.
Matja e mbrëmjes tregon një prani të lartë të
grimcave PM10, që ka arritur deri më 474 grimca për për
metër kub.
Ndryshe nga Gostivari, situata është e mirë në qytetin e Tetovës, ku matjet e fundit tregojnë një prani prej 68 të
grimcave PM10 për
metër kub.
Ndërsa në disa pika matëse në Shkup, ndotja e
ajrit është si vijon: Gazi Baba – 69 PM10 për
metër kub, Rektorati – 48 PM10 për
metër kub, Karposhi – 52 PM10 për
metër kub, Qendra – 39 PM10 për
metër kub, si edhe Milladinoci – 115 PM10 për
metër kub. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018,
ora 20:55