Zaev publikon "bombën" e 15-të (VIDEO)
LSDM-së ka zhvilluar sot konferencë për mediat ku kryetari i saj, Zoran Zaev ka publikuar fakte për abuzimet e pushtetit, e quajtur si "bomba" e 15-të.

"Bomba" e sotme ka të bëjë me një aferë korrupsioni e shërbimit sekret maqedonas gjatë blerjes së disa mjeteve për këtë institucion, në të cilën është përfshirë edhe një kompani izraelite.

Konferenca u mbajt në selinë e LSDM-së ndërsa "Albeu.com" transmetoi LIVE konferencën e paralajmëruar.

Më herët, zëdhënësi i LSDM-së Petre Shillegov e paralajmëroi bombën e 15-të në profilin e tij në Facebook, me mbishkrimin: "Disa maska seriozisht do të bien". /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori