Ndiqen penalisht edhe dy të dyshuar për sulmin në Kuvend
Pëlqej
SPB Shkup ka ngritur kallzim penal kundër shtetasve A.B. 60 vjeç nga Tetova dhe A.SH. 22 vjeç nga Shkupi, si të dyshuar për pjesmarrje në sulmin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas MPB-së. A.B. kishte hyrë me dhunë në Kuvend dhe është përleshur me sigurimin e deputetit O.S.

A.SH. kishte hapur derën e hyrjes në Kuvend, duke e goditur me këmbë dhe duar, me këtë rast duke i shtyrë dhe i tërhequr nëpunësit policorë të cilët ishin në kordonin para derës.

"Për veprimet e ndërmarra të dy të akuzuarve janë siguruar video incizime, me ta është kryer bisedë në të cilën tërësisht tërësisht i kanë sqaruar veprimet e ndërmarra, pas çka janë liruar", kumtoi MPB-ja.

Sektori për punë të brendshme Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike Shkup edhe më tej ka ndërmarrë masa dhe aktivitete në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur më 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe sigurimin e personave tjerë të denoncuar penalisht, si dhe në identifikimin dhe dokumentimin e personave tjerë pjesëmarrës në ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori