Ndihmat në Shkup, dyshime për keqpërdorim
Ndihmat që ndahen për banorët e prekur nga vërshimet në Shkup, mendohet se po keqpërdoren nga persona të papërgjegjshëm, dhe kjo për pasojë të mos kontrollimit.

Ndërkohë Kryqi i Kuq ka reaguar menjëherë pas fjalëve se po ndihmonte vetëm një pjesë të Shkupit dhe se nuk kishte dërguar ndihma në Hasanbeg, madje përjashtojnë mundësinë e keqpërdorimit të ndihmave.

"Grupet tona janë të pranishëm në Stajkovcit, Jaracinë, Inxhikovë, Hasanbeg, Creshevë, Smillkovcë dhe gjithashtu nga dje kemi katër qendra ku janë vendosur personat që i kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak se nuk kanë kushte për jetesë", u shpreh Suzana Tuneva nga Kryqi i Kuq.

Por, për sa i përket ndihmave nga jashtë, ende nuk ka informacion për shifrat se sa para janë mbledhur deri më tani. /albeu.com/

Shtuar më 16/08/2016, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori