Ndërtimi i shatërvanit, rrethohet qendra e Shkupit
Shkupi ka vendosur rrethimin e pjesës së qendrës së qytetit "Maqedonia" ku do të ndërtohet shatërvani i ri. Kjo është pjesë e fazës së dytë të projektit për rehabilitimin e qytetit, ndërsa ende nuk ka përfunduar faza e parë e ndërtimit hapësirës nga Ura e Gurit deri të përmendorja e Aleksandërit.

Ditën e djeshme është mbyllur e gjithë hapësira rreth përmendores së Aleksandrit ku është paraparë të realizohet mozaik.

Në vendin e ndërtimit në mënyrë aktive punojnë ekipet e firmës ndërtimore “Transmet” e cila për shumën prej 1.2 milionë euro duhet të realizojë shatërvanin e ri dhe të zëvendësojë pllakat e tanishme prej graniti që janë vendosur para 10 viteve.

Në fazën e parë është punuar në instalimin e rrjetit nëntokësor të kanalizimit, ndërsa në fazën e dytë parashikohet realizimi i fazave të tjera të ndërtimit. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori