Ndërron jetë profesori i njohur nga Tetova
Si pasojë e një sëmundje të rëndë u nda nga jeta Prof. Dr. Vullnet Palloshi, i cili ishte një ndër inxhinierët e parë shqiptar në fushën e infrastrukturës rrugore, në Republikën e Maqedonisë, duke lënë vepra të mëdha pas tij.

Prof. Dr. Vullnet Palloshi i lindur në Tetovë u diplomua në vitin 1980 në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë "Universitetit Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Në vitin 2005 me sukses mbron doktoraturën me titull “Metodologjitë për definim të indikatorëve për nevojat e rehabilitimit të rrugëve në sistemin për kontroll dhe menaxhim me ta”, dhe ka marrë titullin: Doktor i shkencave teknike.


Shtuar më 19/06/2018, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori