Ndërron jetë Petar Milloshevski, ish-ministër i Shëndetësisë
Ka ndërruar jetë mbrëmë në Shkup profesori Petar Milloshevski, ish-ministër i Shëndetësisë në qeverinë e koalicionit në vitin 2001.

Ai ishte një profesor i afirmuar universitar dhe drejtor për një kohë të gjatë i Institutit për farmakologji dhe toksikologji pranë Fakultetit mjekësor të Universitetit “Cirili dhe Metodij”.

Përcjellja për në banesën e fundit e tij do të bëhet nesër në qytetin e Butelit./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori