Ndërron jetë Asllan Selmani
Asllan Selmani
Ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare, Prof. Dr Asllan Selmani, i lindur më 10 qershor të vitit 1945 në fshatin Llojan të Komunës së Likovës. Asllani vuante nga një sëmundje e rëndë.

Asllan Selmani shkollën fillore e mbaroi në Llojan, ndërsa Shkollën Normale "Zef Lush Marku" në Shkupvitin 1964. Diplomoi në Institutin e Gjeografisë, pranë Fakultetit te shkencave natyrore-matematikore në Shkupvitin 1998">1998.

Studimet postuniverzitare i mbaroi në fakultetin e shkencave natyrore-matematikore ne Zagreb në vitin 1976, në drejtimin "Parimet e regjionalizimit". Më 1982 në Fakultetin e gjeografisë, mbrojti me sukses disertacionin dhe fitoi titullin shkencor: Doktor i shkencave gjeografike.

Ai ka botuar me dhjetëra libra e punime shkencore. Në dy mandate ishte deputet i popullit në Parlamentin e Maqedonisë (në zgjedhjet parlamentare të vitit 1990 dhe 1998">1998). Po ashtu, në vitin 1992 kreu shërbimet si Ministër i Shkencave deri në vitin 1994, që përsëri të zgjidhet në të njëjtin post në vitin 1996 e deri në 1998">1998.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër pas namazit të drekës, në varrezat e lagjes së Hasanbegut në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori