Ndërpritet qarkullimi drejt fshatit Bordec për shkak të rrëshqitjes së dheut
Për shkak të rrëshqitjesdheut në lartësi prej një metri dhe në gjatësi prej njëqind metrash, është ndërprerë qarkullimi në dalje të fshatit Shipkovicë, në rrugën drejt fshatit Brodec të Tetovës.

Lajmin e bën të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Qarkullimi në rrugën rajonale Tetovë-Jazhicë është duke u rikahëzuar për shkak të sasisë së rritur të ujit në lumin e fshatit Poroj.

LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve vendore rrugore.

Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat e maleve, ku është e mundur edhe paraqitja e rrëshqitjesdheut. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2017, ora 19:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori