Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperature të ulëta,
komuna e Tetovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa ka
miratuar edhe vendimin për ndërprerjen e
procesit mësimor në arsimin fillor dhe të mesme.
Mësim nuk do të mbahet deri ditën e premte, ndërsa orët e humbura mësimore do të kompensohen gjatë sezonit veror- ka bërë të ditur kreu i komës së Tetovës, Sadi Bexheti.
Siç transmeton Alsat-M, ai gjithashtu kërkoi ndihmën e banorëve për të përballuar gjendjen e rëndë që mbretëron në këtë komunë.
Ndërkohë vendim të njëjtë për ndërprerjen e
procesit mësimor ka
miratuar edhe
komuna e Gostivarit.
Shtuar më 06/02/2012,
ora 22:41