Ndërpritet gjyqi për tentim vrasjen e Selës, përkeqësohet shëndeti i të akuzuarit
Gjykimi për tentim-vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, sot është ndaluar pasi që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore të akuzuarit, Nikolla Vojnevski.

Gjatë dëshmisë së gazetarit Goran Tërpenovski, të akuzuarit i akuzuari Vojnevski i ka humbur ndjenjat, kështu që gjykatësja ka urdhëruar që të thirret Ndihma e Shpejtë.

Tërpenoski, si dëshmitari i dytë i Prokurorisë, tha se në ditën kritike ka raportuar nga seanca në Kuvend, pas së cilës është drejtuar në hapësirat e press-qendrës, ku është dashur që të mbajë konferencë për shtyp kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas gazetarit, Sela është goditur me shufër hekuri, ndërkaq më pas nuk e ka parë më Selën.

Tërpenoski ka theksuar se prej të akuzuarve në seancë e ka njohur vetëm Aleksandar Janevskin – Toshta, i cili, ashtu si[ tha, ka qëndruar përpara deputetëve duke i mbrojtur.

Paraprakisht, dëshmi ka dhënë edhe i propozuari tjetër i Prokurorisë, ish deputeti, Aleksandar Stojkoski.

Për tentim vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Ceko Gjorgjievski, Oliver Oshakovski, Sasha Senkov, Nikoll[e Dimitrevski, Aleksandar Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Të gjithë të akuzuarit, në seancat paraprake nuk e kanë pranuar fajin. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori