Nderohen të rënët e konfliktit të vitit 2001
Me rastin e 12 vjetorit të ngjarjes së Vejces, kreu i komunës Qendër Andrej Zhernovski së bashku më kreun e "Dinjitetit", Stojançe Angelov kanë nderuar pjesëtarët e rënë të forcave të armatosura.

Ata kanë vendosur kurora me lule para bustit në sheshin "Gruaja luftëtare" përballë Kuvendit. Ndërsa Zhernovski është përulur para bustit të të rënëve maqedonas në koflikttin e vitit 2001.

“Askush nuk ka të drejtë të përvetësojë luftëtarët ose mbrojtësit. Askush nuk ka të drejtë ekskluzive të quajë vetëm veten patriot. Të gjithë e duam Maqedoninë dhe punojmë në të mirën e saj. Unë jam njeri që dua të ndërtoj, dhe jo të rrënoj”, ka deklaruar Zhernovski. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2013, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori