Ndërkombëtarët: Zgjidhni urgjentisht krizën
Shefat e misioneve të Bashkimit Europian, Zyra e NATO-s, OSBE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në deklaratën e sotme për mediat shprehën shqetësim të madh nga gjendja politike në vend dhe i bënë thirrje të gjitha palëve që ta përforcojnë dialogun politik.

"Me shqetësim të madh e ndjekim gjendjen politike në vend. Na duhen masa urgjente për tejklaimin e tensioneve politike që pasuan pas ngjarjeve më 24 dhjetor. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që në mënyrë maksimale të përforcojnë dialogun politik, të fokusohen në prioritetet strategjike të vendit dhe t'i vendosin në vend të parë interesat më të mira të vendit dhe qytetarëve të saj", thuhet në deklaratën e përbashkët të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2013, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori